Spitali i Përgjithsëm në Pejë është Institucion shëndetësorë që ofron të gjitha shërbimet e nivelit sekondar për banorët e Komunave Pejë, Istog, Klinë, Deqan dhe Junik.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka një organizim prej 5 Departamenteve që përbëhet nga 23 Reparteve dhe Njësive që ofrojnë shërbime të nivel dytësorë dhe atë: Gjinekologjik Obstetrik , Neonatologjia, Pediatria, Kirurgjika, Ortopedia, Urologjia, ORL, Syve, Internistik, Njësia Koronare, Lëkurës, Infektiv, Pneumoftiziogjik, Neurologjia, Njësia e Dializës, Psikiatrik, Urgjencat Kirurgjike –Internistike, Kujdesi Intenziv, Salla e Operacionit dhe Anestezioni, Laboratori i Biokimisë Mikrobiologjisë dhe Patologjisë Klinike, RO Kabineti, Farmacia dhe Ambulancat Specialistike.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave:

  • Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka 397 shtretër për pacientë;
  • Në Spitalin tonë punojnë 113 Mjek/e Specialist, 304 Infermier /e, ndërsa personel jomedicional janë 141 të punësuar;
  • Brenda një viti në këtë kapacitet të shtretërve japen 81,171 ditë shërimi;
  • Numri i të shtrirëve brenda një viti kalon shifrën prej 15,500 personave;
  • Gjatë një viti në 5 sallat e operimit kryhen mbi 3 mijë operacione të ndryshme;
  • Mesatarisht një infermiere shërben për 1.9 pacientë ndërsa një mjek 3.5 pacientëve;
  • Në një vit në Spitalin tonë lindin mbi 2,000 fëmijë;
  • 71 mijë shërbime të Radiologjisë si Ct, Ultrazë, Rdaiografi etj kryhen për Brenda një viti;
  • 13,995 Dializa bëhen gjatë një viti;
  • Afër 200 mijë vizita ambulatore kryhen në Spitalin tonë gjatë periudhës 12 mujore;
  • 16,628 pacientë kryejnë analizat në laboratorët e Spitalit gjatë një viti;

 

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka kapacitet që të ju ofrojë shërbimet e mëposhtme shëndetësore me pritjen maksimale prej 2 ditë pune:

 

1.Vizitë Konsultative Specialistike në:

 

Ambu: Gjinekologjik me Opstetrik

Ambulancën Specialistike: Neonatologjik

Ambulancën Specialistike: Pediatris

Ambulancën Specialistike: Kirurgjik:

Ambulancën Specialistike: Ortopedik

Ambulancën Specialistike: Urologjik:

Ambulancën Specialistike:Oftalmologjik:

Ambulancën Specialistike: Otorinolarigologjik:

Ambulancën Specialistike: Internistik

Ambulancën Specialistike: Neurologjik

Ambulancën Specialistike: Psikiatrik

Ambulancën Specialistike: Infektiv

Ambulancën Specialistike: Dermatologjis:

Ambulancën Specialistike: Pneumoftizologjis

Dializa

Radiografi

Ultrazë

EHO dhe shërbime të tjera

Shërbimet me maksimum pritje 4 ditë pune:

Të gjitha analizat në Laborator dhe Laboratorin e Mikrobiologjisë

Transfuzioni i gjakut– të gjitha shërbimet;

Ambulanca e Fizioterapisë – (Fillimi I shërbimeve për më së largu 4 ditë)

Shërbimet me maksimum pritje prej 30 ditëve

CT

Operimin (të çfarëdo lloji)