Misioni
Ofrimi i shërimeve shëndetësore te nivelit dytësor në përputhje me standardet më të larta të OBSH-së për popullatën e komunave Pejë, Istog, Klinë, Deqan, Junik dhe popullatën tjetër të referuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes:
– Ngritjës së nivelit menxherial të Spitalit,
– Shfrytëzimit sa më racional të infrastukturës,
– Ofrimit të kujdesit shëndetësor modern dhe kosto-efektiv,
– Ngritjës së nivelit profesional të kuadrit ekzistues dhe plotësimit me kuadër deficitar,
– Avansimit të punës ekipore,
– Vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit formal- insititucional, sa më të afërt, me shërbimn primar shëndetësor me qëllim të vazhdimit implementimit por edhe te krijimit të protokoleve të tjera të përbashkëta për udhëzimin dhe trajtimin e pacientëve e krejtë kjo me qëllim të aplikimit të një sistemi të integruar shëndetësor.
Vizioni:
Spiitali i Përgjithshëm në Pejë synon të jetë Qendër Shëndetësore Spitalore referente me shërbime ekselente për popullaten e Rrafshit të Dukagjinit e hapur edhe për banorët e brezit kufitar të Malit te Zi dhe Komunave veriore të Shqipërisë.
Duke siguruar një sistemi të organizuar të bazuar në parimet dhe vlerat e mëposhtme :
1.Barazia në qasje në shërbimet shendetsor;
2.Jodiskriminimi dhe gjithpërfshirja-standarde te barabarta;
3.Cilësia-aplikimi i standardeve ndërkombëtare si në organizim, menagjim, edukim të vazhdueshëm, akreditim, licencim, udhëzimet etike, aplikimi i metodave kosto efektive.
4.Ndershmëri dhe llogaridhënje;
5.Qëndrueshmëria dhe sigurimi i vazhdueshmërisë së shërbimit.