Informata për shërbimet, kohën e ofrimit shërbimit dhe procedurat
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ju ofron shërbimet e mëposhtme shëndetësore me pritjen maksimale prej 2 ditë pune.
1.Vizitë konsultative në Ambulancën Specialistike në:
Ambulancën Specialistike:Gjinekologjik me Opstetrik
Ambulancën Specialistike:Neonatologjik
Ambulancën Specialistike:Pediatris
Ambulancën Specialistike:Kirurgjik:
Ambulancën Specialistike:Ortopedik
Ambulancën Specialistike:Urologjik:
Ambulancën Specialistike :Oftalmologjik:
Ambulancën Specialistike:Otorinolarigologjik:
Ambulancën Specialistike:Internistik
Ambulancën Specialistike:Neurologjik
Ambulancën Specialistike:Psikiatrik
Ambulancën Specialistike:Infektiv
Ambulancën Specialistike:Dermatologjis:
Ambulancën Specialistike:Pneumoftizologjis
Dializa
Radiografi
Ultrazë
EHO dhe shërbime të tjera
- Shërbimet me maksimum pritje 4 ditë pune:
Të gjitha analizat në Laborator dhe Laboratorin e Mikrobiologjisë
Ambulanca e Fizioterapisë – (Fillimi i shërbimeve për pacientë më së largu 4 ditë)
Shërbimet me maksimum pritje prej 30 ditëve
CT
Operimin (të çfarëdo lloji)
Për rastet urgjente të gjitha shërbime ofrohen menjëherë.
DOKUMENTET E NEVOJSHME
Për të realizuar ekzaminime mjekësore ose për pranim në spital, secili pacient duhet të sjellë një referim të plotësuar (udhëzim nga mjeku familjarë) si dhe letërnjoftimin, ndërsa për pacientët nën 18 vjeç çertifikatën e lindjes.
Të gjitha të dhënat dhe raportet e mëhershme mjekësore që lidhen me vizitën duhet të merren me vete.
Nëse pacienti nuk ka një dokument që e liron nga bashkëpagesa ai / ajo duhet të paguajë shumën e pjesëmarrjes për çdo shërbim të ofruar në Spitalin e Përgjithshëm.
Gjithashtu, çdo pacient i tillë që nuk lirohet nga spitali është i detyruar të paguajë shumën e qëndrimit në Spital që m`varet nga mënyra e trajtimit dhe numri i ditëve të kaluara në spital.
SHTRIRJA NË SPITAL
Secili Repart merr pacientët për trajtim spitalor pas një referim paraprak të lëshuar nga një mjek familjar dhe udhëzimin e Mjekut Specialist nga Ambulanca Specialistike, ndërsa në rastet emergjente pacientët pranohen pa udhëzim të mjekut familjar.
Mjeku Specialist pas kontrollit dhe analizave vendos për pranimin e pacientit në Spital.
Marrja e trajtimit në Spital kryhet çdo ditë pune gjatë orarit të punës, ndërsa në rastet emergjente kryhet në çdo kohë.
Regjistrimi i pacientit bëhet në zyrën pritëse të spitalit në të njëjtën ditë dhe jo më vonë se dita e nesërme. Përveç dokumenteve shëndetësore, pacienti që shtrihet në spital duhet të paraqesë një letërnjoftim ose pasaportë personale, ndërsa pë pacient nën 18 vjeq çertifikaten e lindjes.
Për pacientët në gjendje më të rëndë, rregjistrimin mund të bëhet nga të afërmit –shoqëruesesit e pacientit apo nga personeli mjekësor.
Pasi që shtrihet në spital, pacienti është i detyruar të lexojë dhe të nënshkruajë dokumentin ndaj ndërhyrjes mjekësore. Nëse një pacient është i mitur ose pacienti nuk është në gjendje të kuptojë dhe të komunikojë, dokumentin për ndërhyrje mjekësore duhet ta lexojnë dhe ta nënshkruajnë një person tjetër dhe atë vetëm nga të afërmit (prindërit, bashkëshortët, vëllau apo motra).
Me rastin e shtrirjes në Spital, Ne ju rekomandojmë që të sillni një listë të ilaçeve që merrni. Në ditën kur planifikoni për tu shtrirr në Spital konsultohuni me mjekun e juaj paraprak lidhur me marrjen e ilaçeve për atë ditë para se Mjeku Specialist i Spitalit të ju parashkjruaj terapinë . Ne rekomandojmë që pacientet, veçanërisht nëse ai apo ajo është në moshë të shtyerë të vjen i shoqëruar nga të afërmit e ngushtë të cilët mund të jenë të dobishëm në dhënien e informacionit dhe në të njëjtën kohë të marrin informata paraprake nga një mjek i ngarkuar me pacientin.
VIZITAT TEK PACIENTËT
Vizitat e familjarëve të pacientëve janë çdo ditë:
- nga ora 13.00 deri në 14.00.
Vizitat e jashtëzakonshme mund të bëhen vetëm me autorizimin e mjekut që është i ngarkuar me pacientë.