Dr. Kushtrim Krasniqi, MD
Kardiolog
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në mbarë botën. Ky grup sëmundjesh përfshin një sërë patologjish që prekin zemrën dhe enët e gjakut, siç janë:
- Sëmundjet koronare të zemrës
- Kardiomiopatitë (sëmundjet e muskulit të zemrës)
- Aritmitë (sëmundjet e sistemit përçues)
- Sëmundjet valvulare
- Perikarditi
- Sëmundjet e lindura të zemrës
- Sëmundjet e aortës
- Sëmundjet e arterieve periferike
Faktorët e Rrezikut
Faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare ndahen në dy kategori: të modifikueshëm dhe të pamodifikueshëm.
Faktorët e Modifikueshëm
- Hipertensioni arterial
- Hiperlipidemia (yndyrnat e rritura)
- Diabeti mellitus
- Përdorimi i duhanit
- Konsumimi i alkoolit
- Ushqimi i pashëndetshëm
- Mungesa e aktivitetit fizik
- Mbipesha (obeziteti)
- Stresi
Faktorët e Pamodifikueshëm
- Mosha: Rreziku i shfaqjes së sëmundjeve të zemrës rritet me moshën.
- Gjinia: Meshkujt e moshës së mesme janë më të prirur për sulme në zemër krahasuar me gratë e të njëjtës grupmoshë. Tek femrat, rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare rritet ndjeshëm pas menopauzës.
- Historia familjare: Prania e sëmundjeve të zemrës në familje rrit rrezikun individual.
Epidemiologjia
Sëmundjet kardiovaskulare prekin më tepër moshat mbi 50 vjeç, megjithëse vitet e fundit ka pasur një rritje të rasteve mbi moshën 40 vjeç, veçanërisht me sëmundje koronare të zemrës.
Simptomat
Edhe pse sëmundjet kardiovaskulare mund të jenë për një kohë pa simptoma (latente), simptomat që duhet të merren parasysh për t’u konsultuar me një kardiolog përfshijnë:
- Dhimbja e gjoksit
- Vështirësia në frymëmarrje
- Lodhja
- Rrahjet e çrregullta të zemrës
- Ënjtja e këmbëve
Masat Parandaluese
Masat parandaluese për sëmundjet kardiovaskulare përfshijnë:
- Një mënyrë jetese të shëndetshme
- Kontroll të rregullt të pacientëve me faktorë rreziku
- Aktivitet fizik të rregullt (minimum 30 minuta në ditë ecje)
- Ushqim të shëndetshëm
- Ndërprerjen e duhanit
- Kufizimin e alkoolit
- Menaxhimin e stresit
- Mbajtjen nën kontroll të hipertensionit arterial, diabetit mellitus dhe yndyrnave
Dr. Kushtrim Krasniqi, MD
Kardiolog