Ndonëse gjithmonë të gatshëm për pacientë 24 orë, 7 ditë në javë persona të papërgjegjshëm në vend që të kenë respektin që Personeli ynë kujdeset për shëndetin e tyre, përdorin dhunën ndaj Personelit tonë siç ishte rasti i sulmit pambrëmë ndaj Teknikut të Radiologjisë që u sulmua pas asnjë arsye në vendit e tij të punës.
Padyshim që jemi në dijeni që kësi lloj akteve të dhunës janë të ralla dhe qytetarët e Rajonit të Pejës kanë respekt dhe mirëkuptim ndaj Personelit tonë, por këto akte të dhunës duhet të denohen nga të gjithë dhe organet kompetente të jenë në nivel të detyrës për të dënuar ata që i shkaktojnë aktet e tilla.
Sulmet e tilla nuk na largojnë nga misioni që kemi për të shërbyer secilit pacientë me të gjithë dijen, pajisjet dhe mjetet që kemi.
Ne do të vazhdojmë në këtë mision të bindur që do të gjejmë përkrahjen e secilit qytetarë duke dënuar aktet e tilla të dhunës.
Leave a reply