Kryetari I Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri ka vizituar sot Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ku u prit nga menaxhmenti më i lartë i prirë nga Drejtori Ekzekutiv Dr.Skender Dreshaj.

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi në mes të Komunës së Pejës dhe Spitalit të Përgjithshëm në Pejë sidomos në fushën e Infrastrukturës.

Temë kryesore ishte koordinimi i aktiviteteve për ndërtimin e një rruge të re në pjesën mbi hapësirën e Spitalit që do të shërbente për nevojat e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë por dhe për komunitetin që banon në këtë pjesë të qytetit.

Po ashtu u bisedua edhe për disa tema tjera që kanë të bëjnë me nevojat e Spitalit e që janë kompatibile edhe me projektet dhe planet e Komunës së Pejës.

Leave a reply