Friday, 10 of September of 2010

Lajmërimet

28.07.2010
Me daten 28.07.2010 Inspektorët Shëndetsor në nivel te Mesh kane Inspektuar te gjitha repartet e Spitalit Rajonal ne Peje…Lexo me shume ne lajme

16.07.2010
Sot,me 16.07.2010, Spitalin Rajonal te Pejes e vizituan zyrtaret e UNFPA-SE dhe te AIHA-se.Delegacionin ne perberje Dr Doina Bologa (shefe e zyres se UNFPA), Dr Visare Mujko (zv shefe e UNFPA-se), Dr Zarife Myftari ( projekt menaxhere) dhe Dr Mary Packer (MRCOG, gjinekologe dhe drejtoreshë e AIHA-së) e priti : Dr Skender Dreshaj (drejtor egzekutiv) dhe anetaret e zyres-drejtori Gani Muqolli, drejtoresha Hydajete Krasniqi,Shefi i repartit te gjinekologjise Dr Ahmet Panxhaj dhe Mr sci Mazllom Smajli ,kryetar i Shoqates se Kolposkopistve te Kosoves,.Lexo më shumë….

23.03.2010
Spitalin e Pejës e vizitoi delegacioni Suedez dhe ambasada e Zvicres në Kosovë … lexo në lajme

22.03.2010
Sot , me 22.03.2010 , Spitali pati një kontrollë nga Inspeksioni Sanitar në nivel të MeSH.

11.03.2010
Sot , me 11.03.2010 , në bazë të planprogramit për EVP , infermierja Albina Pangjaj ka ligjëruar tema nga Transfuzioni .

09.03.2010
Stafi udhëheqës i Spitalit Rajonal në krye me drejtorin ekzekutiv dr.Skender Dreshaj , drejtorin mjekësor dr Muhamet Haliti , drejtorin operativ z.Gani Muqolli dhe drejtoreshen e infermierise Zon.Hidajete Krasniqi , patën takim me eprorët e FSK, majorin Enver Beqirin - mjek në specializim nga ortopedia dhe me psikiatrin pranë QSHM dr.Nysret Pepaj

26.02.2010
Me,26.02.2010,ne ora 13,ne sallen e mbledhjeve te Spitalit Rajonal te Pejes , dr I.Rexhaj gjin-obst ,prezenton punimin “vdekshmeria fetale ne Rajonin e Pejes per periudhen 2000- 2007″

25.02.2010 ,
Me 25 shkurt , në Qendrën e Telemjekësisë , në ora 12, do të ketë prezentim nga dr Donna La Fontaine dhe dr Julie Baker gjin-obst,RhI, SHBA.Tema: “Procedurat e menaxhimit të rrezikut” në Spitalin e Grave dhe Infanteve,Rhode Island SHBA .

21.08.2009 ,
Me 20.08.2009 , Ne Repartin e Gjinekologjise kishte edhe nje lindje binjake.

20.08.2009
Me 19.08.2009 , ne Repartin e Gjinekologjise linden 16 femije , 7 djem dhe 9 vajza

18.08.2009
Dje . me 17.08.2009 , në Repartin e Obstetrikës nga 9 lindje linden 12 fëmijë * një binjak dhe një trenjak

28.05.2009
Njoftohen të gjithë infermierët se sot , me 28.05.2009 , në ora 12 , në sallën e takimeve ,në katin e katërt të Spitalit Rajonal në Pejë , nga përfaqsuesit e AIK-ut ,  bëhet prezentimi i planëprogramit për fakultetin e infermierisë Kristal nga Kuksi .

23.04.2009
Njoftohen mjekët e Spitalit Regjional në Pejë se me datë 24 Prill 2009, në ora 13.00 , në sallën e mbledhjeve të Spitalit , mbahet tema profesionale me radhë : PROJEKTI I ALGORITMEVE MJEKESORE (Instituti Amerikan për Algoritme Mjekësore ofron rreth 13.500 skema, mjete, sisteme mbledhëse dhe algoritma tjera me qëllim edukimi mjekësor dhe studime biomjekësore, të grupuara në 45 disciplina të ndryshme) - PREZENTUES : Dr Syl Nikqi internist

18.03.2009
Gjatë kujdestarisë së fundit ( 17-18 mars ), në Repartin e Obstetrikës linden 20 foshnje dhe ate 14 djem dhe 6 vajza. Një lindje ishte me binjak.


Leave a Comment