Friday, 10 of September of 2010

Lajmet

28.07.2010
Me daten 28.07.2010 Inspektorat shendetsor ne nivel te Mesh kane Inspektuar te gjitha repartet e Spitalit Rajonal ne Peje.Raporti me shkrim per verejtjet apo sygjerime do te vjen javen e ardhshme.

16.07.2010
Sot,me 16.07.2010, Spitalin Rajonal te Pejes e vizituan zyrtaret e UNFPA-SE dhe te AIHA-se.Delegacionin ne perberje Dr Doina Bologa (shefe e zyres se UNFPA), Dr Visare Mujko (zv shefe e UNFPA-se), Dr Zarife Myftari ( projekt menaxhere) dhe Dr Mary Packer (MRCOG, gjinekologe dhe drejtoreshë e AIHA-së) e priti : Dr Skender Dreshaj (drejtor egzekutiv) dhe anetaret e zyres- drejtori Gani Muqolli,drejtoresha Hydajete Krasniqi,Shefi i repartit te gjinekologjise Dr Ahmet Panxhaj dhe Mr sci Mazllom Smajli,kryetar i Shoqates se Kolposkopistve te Kosoves.Gjate takimit u diskutuan problematika e semundjeve te qafes se mitres e ne veqanti incidenca gjithnje ne ritje e siper e karcinomes se qafes se mitres dhe konforme kesaj u ceken edhe projektet qe do te ndermeren ne te ardhmen per parandalimin e kesaj semundje te rrezikshme. Delegacioni ne shenje perkrahje te projekteve te ketij Spitali i dhuroj nje Kolposkop.

23.03.2010
Me 23.03.2010 Spitalin tonë e vizitoi një delegacion Suedez.Në ketë delegacion moren pjese edhe bashkëatdhetar tanë që jetojnë në Suedi. Delegacioni u prit nga strukturat udhëheqëse të Spitalit dhe nga drejtori ekzekutiv Dr.Skender Dreshaj u njoftuan për strukturën organizative për të arriturat e keti institucioni , gjithashtu edhe për vështërsit e hasura . Qëllimi i kesaj vizite ishte të njoftohet me punët dhe problemet e ketij institucioni edhe me nevojat që ka qe sado pak sipas mundesive edhe të ndihmohet .Pas një prezentimi të shkurtër nga të dy palet ju bë një vizit repartit të emergjences.Gjithashtu po në të njejten ditë në ora 14h kishim një vizitë nga ambasada Zvicerane në Kosovë për qështjen e emigranteve tanë në Zvicër .Edhe ky delegacion u pritë nga stafi udhëheqës i Spitalit . Drejtori bëri prezentimin e punës në këtë Spital , kushtet e punës ,shërbimet që ofrohen dhe vështersit që hasen dhe pastaj vizituën emergjencen , kabinetin e radiologjis dhe hemodializen.

22.03.2010
Sot Spitali pati një kontrollë nga Inspeksioni Sanitar në nivel të MeSH . Komisioni i cili u shoqërua nga drejtoreshe e infermierisë vizitoj kuzhinën qendrore dhe depot e kuzhinës.

11.03.2010
Sot , me 11.03.2010 , në bazë të planprogramit për EVP , infermierja Albina Pangjaj ka ligjëruar tema nga Transfuzioni.Në ligjeratë kanë marr pjesë infermieret nga të gjitha repartet.Ligjërata është mbikqyrur nga mësimdhënsja e infermierisë zsha Zyhra Beqiri.

09.03.2010
Nga kutiat për ankesa dhe lavdata të pacienteve, të cilat verifikohen nga komisioni i posaqëm, vërehet se reparti i kirurgjisë ka lavdata për të gjithë stafin por në veçanti nga ana e pacientëve është cek Dr. Rifat Dreshaj i cili faleminderohet nga pacienti Hysen Rraci nga Klina me numrin personal 1009394547. I njejti faleminderon edhe gjthë stafin e infermierisë për kujdesin që kanë treguar gjate shërimit të tij. Prap Dr. Rifat dreshaj dhe infermierja Hidajete Krasniqi faleminderohen nga pacienti Avdullah Imeri nga Klina me numër tel.044329-151.Nga lavdatat e shumta vequam vetëm ata të cilët më së shumti kanë qenë të cituar.

Nga njësija koronare lavdata nga pacientët kanë edhe personeli në përgjithësi por për tu veçuar disa herë është infermierja e cila per kujdesin e veqant ndaj pacientit falenderohet nga pacienti Avdi Jakupi numri i tel 044622896 dhe Ajet Bajraktari- Jashanic numri i tel 0443950517 .

09.03.2010
Stafi udhëheqës i Spitalit Rajonal në krye me drejtorin ekzekutiv dr.Skender Dreshaj , drejtorin mjekësor dr Muhamet Haliti , drejtorin operativ z.Gani Muqolli dhe drejtoreshen e infermierise Zon.Hidajete Krasniqi , patën takim me eprorët e FSK, majorin Enver Beqirin - mjek në specializim nga ortopedia dhe me psikiatrin pranë QSHM dr.Nysret Pepaj . Drejtori ekzekutiv i njoftoi me strukturen organizative të këtij Spitali dhe me shërbimet që ofrohen pranë këtij institucioni shëndetësor. Qëllimi i këtij takimi ishte që të arrihet një marveshje për memorandum mirkuptimi dhe bashkpunimi ku gjatë nenshkrimit të ketij memorandumi prezent do te jetë edhe Gjenerali. Drejtori ekzrekutiv u pajtua dhe mbetet që për takimin e radhes të informohemi.

23.02.2010
Dje , me 23.02.2010 , në Spitalin e Pejës qëndroj z.Julian Shtembar nga Kompania “Elohim Centar ” . Gjatë këtij takimi , përveq tjerash , u bisedua edhe rreth një donacioni të një autoambulance për këtë Spital.

29.12.2009
Sot, me 29.12.2009 , ne ora 13 , ne Spitalin Rajonal te Pejes, Rotary Club do te dhuroj nje autoambulance per nevoja te spitalit .

20.08.2009
Me 19.08.2009 , ne Repartin e Gjinekologjise linden 16 femije , 7 djem dhe 9 vajza.

18.08.2009
Dje . me 17.08.2009 , në Repartin e Obstetrikës nga 9 lindje linden 12 fëmijë * një binjak dhe një trenjak

18.06.2009 Dita e Spitalit
Agjenda- Festa
ora
10.00- Pritja e mysafirve ne hollin eSpitalit
10.30- Fjalimi hyres i Drejtorit ekzekutiv te Spitalit Dr Skender Dreshaj
10.35- Fjalimi i Kryetarit te Komunes se Pejes Dr Ali Berisha
10.40- Fjalimi i MInistrit t Shendetesise Dr Alush Gashi
10.45-Prezentimi i mysafireve dhe donatoreve
10.50 Ndarja e mirnjohjeve
11.00- Vizita Spitalit
11.30 Ekspozita
12.00 Koktej rasti

28.05.2009
Me datën 26 dhe 27.05.2009 , nga qendra e Telemjeksisë është mbajtë ligjerata Virtuale për infermieri e organizuar nga QEVP . Temat ishin ligjëruar nga një infermiere nga Amerika Mary Nicole .Temat e ligjëruara ishin : Infermierja dhe roli i saj në sistemin e kujdesit shëndetësor në SHBA ; kujdesi infermieror për të moshuarit - iNFERMIERIA GERANTOLOGJIKE ; diabeti dhe ndërhyrjet infermierike ; sulmi në tru -aksidenti cerebrovaskular ; depresioni dhe ndërhyrjet infermierike si dhe në fund , nga pjesmarrsit , u shtruan pyetjet ndaj të cilave u kthyen përgjigjet direkte. Pjesëmarrja ishte shumë e madhe dhe ligjerata shumë e mirë . Nga QEVP do të çertifikohen të gjithë pjesëmarrsit.

13.05.2009
Dita ndërkombëtare e infërmierisë 12Maji u festua anë e kënd botës ,pra,edhe tek ne në Kosovë festohet që nga viti 2002.Per nder të kësaj dite u dha një Mirnjohje nga AIK infërmierës më të dalluar të cilen kësai here e zgjodhi pacienti e kjo është Hidajete Krasniqi infårmiere pranë repartit te Kirurgjis.U shpërndan qertifikatet e grupit të pestë të kursit të ngritjes dhe grupit të parë dhe dytë të Tek.të Ro kabinetit ,Laboratorit dhe transfuzionit. Pase ceremonis u organizua edhe një koktej rasti.

20.03.2009
Në takimin e se premtes të dt 20.0309 të organizuar në mes të Drejtorise së Spitalit dhe Udhëhqejes se Shërbimit policor te  Kosoves, si takime te rregullta pune mes dy insitucioneve , janë bërë njohtime reciproke për aktivitetet 3 muajore te insittucioneve gjejgese ,eshte analizuar bashkëpunimi i deritanishëm dhe jane dakorduar pikat e bashkepunimit për te ardhmen. Eshtë vlersuar lartë bashkepunimi.  Te nejtën  ditë është organizuar takimi edhe me Bartesit e Shoqatave te dala nga lufta-veterenet e UCk-se, Invalidët e luftës dhe familjaret e deshmoreve , poashtu takime këto të rregullta pune me te njeten agjende , ku poashtu eshte vlersuar larte niveli i bashepunimit dhe janë dakorduar aktivitetet e metutjeshme .

19.01.2009
Sot , me 19.01.2009, në ora 9 e 10 minuta , në Repartin e Obstetrikës të Spitalit Rajonal në Pejë ,46 vjeçarja Sytkije Tahirbegolli lindi trenjak, të gjitha të gjinisë femërore me peshe:I 2550 gr , II 3000 gr dhe III 2300 gr . Nëna është në gjendje të mirë , ndersa, sipas ekipit të neonatologjisë, Dr Lumturije Muja dhe Dr Nexhdet Shala, të gjitha foshnjet janë në gjendje të mirë.


Leave a Comment